Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, arrestohet një i dyshuar

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit. Rastin për Front Online e ka konfirmuar, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim. “Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka […]

Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, arrestohet një i dyshuar
kercenohen-me-vrasje-dy-pjesetare-te-kfor-it-ne-nje-fshat-te-prizrenit,-arrestohet-nje-i-dyshuar

kercenohen-me-vrasje-dy-pjesetare-te-kfor-it-ne-nje-fshat-te-prizrenit,-arrestohet-nje-i-dyshuar

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim.

“Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiçevë dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë “se do të shkojë në shtëpi të marr kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve””, theksoi Bytyqi.