Kiarës i ndodh diçka e pazakontë, ballafaqohet me komentet për ish të dashurin

Kiara Tito ballafaqohet me komentet për ish të dashurin. Luizi dhe Kiara janë çifti i momentit, teksa ndiqen përgjatë gjithë kohës nga fansat. Pas disa ditësh që i kaluan të ndarë, çifti ka tashmë është ribashkuar. Luizi ka mbyllur turin në SHBA dhe është rikthyer në Tiranë, teksa e pret partnerja e tij. Por teksa […]

Kiarës i ndodh diçka e pazakontë, ballafaqohet me komentet për ish të dashurin

Kiara Tito ballafaqohet me komentet për ish të dashurin.

Luizi dhe Kiara janë çifti i momentit, teksa ndiqen përgjatë gjithë kohës nga fansat. Pas disa ditësh që i kaluan të ndarë, çifti ka tashmë është ribashkuar. Luizi ka mbyllur turin në SHBA dhe është rikthyer në Tiranë, teksa e pret partnerja e tij.

Por teksa dyshja duket se po jeton ditë të arta, fansat nuk i lënë të qetë. Shkak këtë herë janë bërë fotot e vjetra që moderatorja kishte në Mykonos. Foto nga vera e 2022 nga pushimet luksoze, në të njëjtat data dhe të njëjtat vend me djalin e një biznesmeni konfirmuan lidhjen që u mohua nga moderatorja.

Fotot nga ishujt luksoz të Greqisë u “bombarduan” me komente nga fansat që i bënë thirrje t’i fshinte. Të shumtë në numër ishin edhe ndjekësit që i bënë thirrje Luizit t’i shihte fotot e t’i tërhiqte veshin Kiarës.

Madje, mjaft vigjilentë, ndjekësit kujtuan momentin nga shtëpia e BBV kur Luiz Ejlli paragjykonte vajzat e ekranit se shkojnë me partnerët në pushime luksoze dhe e mbajnë të fshehtë.

“Ua sa turp, akoma i mban fotot me Ronin”, komentoi një ndjekës.

“Luizi diskutonte një ditë në BBV këtë temë, kur shkojnë gocat e ekranit në pushime valle kush i bën fotot. Kiara i tha boll, mos fol më. i ka djegur Kiarës. Secili ka jetën e vet, por po habitem me Luizin”, shkroi një tjetër.

“Luiz pyetje Kiarën se kush ia sponsorizoi këto pushime”, shkruan një tjetër ndjekës.

Menjëherë pas komenteve, duket se Kiara ka zhdukur fotot nga Instagram, pasi nuk rezultojnë më në profilin e saj.