Komandanti i KFOR-it pret në takim Escobarin, flasin për dialogun, sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim emisarin e SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier. Siç njofton KFOR-i, në këtë takim palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me […]

Komandanti i KFOR-it pret në takim Escobarin, flasin për dialogun, sigurinë e Kosovës dhe rajonit
komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-escobarin,-flasin-per-dialogun,-sigurine-e-kosoves-dhe-rajonit

komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-escobarin,-flasin-per-dialogun,-sigurine-e-kosoves-dhe-rajonit

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim emisarin e SHBA-së për rajonin, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Siç njofton KFOR-i, në këtë takim palët kanë shkëmbyer mendime mbi një numër të ndryshëm temash që kanë të bëjnë me sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe me stabilitetin rajonal.

Ulutas, siç njofton KFOR, ka ripohuar “ përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të ofruar kornizën e sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; dhe ai përshëndeti kontributin e gjatë të SHBA-së për KFOR-in dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.