Konferenca rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutë heshtje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademajn, e cili u vra ditë më parë. Ai deklaroi se duhet të ndodhë zbardhja e plot e rastit dhe dënim maksimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve. “Liridona Ademaj […]

Konferenca rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutë heshtje
konferenca-rajonale-“te-bashkuar-kunder-dhunes”-nis-me-nje-minute-heshtje

konferenca-rajonale-“te-bashkuar-kunder-dhunes”-nis-me-nje-minute-heshtje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademajn, e cili u vra ditë më parë.

Ai deklaroi se duhet të ndodhë zbardhja e plot e rastit dhe dënim maksimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve.

“Liridona Ademaj u rivarros dje, rivarrimi është një akt i drejtë. I shpreh edhe nga këtu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i uroj shëndet fëmijëve të saj”, deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë shtoi se nuk mund të vendoset për jetën e askujt.

“Të gjithë njerëzit janë të lirë me të drejta të barabarta. Disa prej rasteve më të rënda kanë qenë kur forcat serbe dhunuan gra. Në qendër të kryeqytetit tonë të Prishtinës e kemi memorialin “Heroinat”. Ne që përkulemi tek ai memorial kemi përgjegjësinë që të luftojmë bashkë këto raste të shndërruara në dukuri. Është fakt që dhuna ndaj grave është fenomen global, është një dozë më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet pas gjenocidit”, shtoi Kurti.