Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së opozitare se, siç tha, me lajme të rrejshme, me kurdisje të anketave, me keqpërdorim The post Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së opozitare se, siç tha, me lajme të rrejshme, me kurdisje të anketave, me keqpërdorim të institucioneve, me fjalë boshe dhe me përhapjes së frikës, as nuk fitohet në zgjedhje, as nuk ndërtohet shteti.

Tani sërish dëgjojmë se si VMRO-DPMNE mbjell frikë se me anëtarësimin në BE do ta humbim shtetin. Premtojnë disa zgjidhje alternative për anëtarësim në BE. Këto janë vetëm fjalë boshe. Diçka e tillë nuk ekziston askund, përveç në kokat e tyre. VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin, është VMRO-DPMNE-ja e njejtë e cila në krye me Gruevskin, 11 vite e robëroi shtetin brenda, ndërsa e izoloi nga jashtë. Mickoski hapëron me krenari hapave të idullit të tij me adresë banimi në Budapest. Njejtë si Gruevski, është i gatshëm që Maqedonia edhe 100 vite të mos hyjë në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski në ngjarjen “Nuk ka heqje dorë nga e ardhmja” në Shkup.

Kjo, theksoi, jo vetëm që është e dëmshme, por edhe e rrezikshme për të ardhmen e shtetit tonë dhe fëmijëve tanë

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol i heqjes dorë.

Ai shtoi se “me lajme të rrejshme, me anketa të porositura, me keqpërdorim të institucioneve, me fjalë boshe dhe me përhapje të frikës, as nuk fitohet në zgjedhje, as nuk ndërtohet shteti”.

Ne, theksoi, qartë dhe zëshëm, sado të jetë vështirë, punët i themi haptazi dhe publikisht.

Më 8 maj, theksoi Kovaçevski, zgjedhja nuk do të jetë vetëm mes partive politike dhe listave të kandidatëve. “Zgjedhja më 8 maj është shumë më thelbësore për të gjithë ne si qytetarë të këtij shteti. Me rrumbullakësim të numrit në fletëvotim vendosim mes shpresës dhe të ardhmes prosperuese me LSDM-në dhe koalicionin “Për të ardhmen evropiane” dhe kthim 10 vite prapa me VMRO-DPMEN-në. Dhe prandaj ju bëj thirrje më 8 maj ta rrumbullakësoni numrin 1 dhe të votoni për LSDM-në dhe koalicionin “Për të ardhme evropiane”, tha Kovaçevski.

The post Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .