Kryediplomati shqiptar e dënon sulmin në Veri: Jemi në krah të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas sulmit të sotëm tragjik ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ai ka thënë se e dënon këtë sulm dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë. Hasani ka shkruar në platformën “X” se Shqipëria është në krah të Kosovës në […]

Kryediplomati shqiptar e dënon sulmin në Veri: Jemi në krah të Kosovës
kryediplomati-shqiptar-e-denon-sulmin-ne-veri:-jemi-ne-krah-te-kosoves

kryediplomati-shqiptar-e-denon-sulmin-ne-veri:-jemi-ne-krah-te-kosoves

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas sulmit të sotëm tragjik ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se e dënon këtë sulm dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë.

Hasani ka shkruar në platformën “X” se Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.”