Kryeministri Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Klanin e Novi Sadit” për sulmin terrorist në Banjskë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe një herë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës. Ai përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. ‘’Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të […]

Kryeministri Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Klanin e Novi Sadit” për sulmin terrorist në Banjskë
kryeministri-kurti-kerkon-gjykate-speciale-per-“klanin-e-novi-sadit”-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

kryeministri-kurti-kerkon-gjykate-speciale-per-“klanin-e-novi-sadit”-per-sulmin-terrorist-ne-banjske

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe një herë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit.

‘’Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Në krye të tij ndodhet Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllaut të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq’’, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë.

‘ Rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. Ndoshta e rastësishme, hetimet duhet ta tregojnë. Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS.Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin.Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj’’, është shprehur ai.

Në fund Kurti ka kërkuar Gjykatë Speciale për “Klanin e Novi Sadit” për sulmin terrorist në Banjskë

‘’Mirëpo, Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar’’, ka thënë Kurti.