Kryeministri Kurti reagon pas kidnapimit të tre policëve: Dyshojmë se u rrëmbyen nga ushtria serbe, ky është agresion

Kurti reagon pas kidnapimit të tre policëve: Dyshojmë se u rrëmbyen nga ushtria serbe, ky është agresion. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi ka reaguar për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në Veri. Ai ka thënë se kanë dyshime se ata janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si […]

Kryeministri Kurti reagon pas kidnapimit të tre policëve: Dyshojmë se u rrëmbyen nga ushtria serbe, ky është agresion

Kurti reagon pas kidnapimit të tre policëve: Dyshojmë se u rrëmbyen nga ushtria serbe, ky është agresion.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi ka reaguar për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në Veri.

Ai ka thënë se kanë dyshime se ata janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si hakmarrje prej Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviqit.

Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Kryeministri ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti.