Kryeziu -Hyseni: VV nuk po fsheh asgjë, politika të mos përfshihet në hetimin e rezervave

Ka dështuar për herën e tretë formimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore. Kjo për shkak të mungesës ssë kuorumit pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje munguan. Sipas opozitës, pushteti po fsheh diçka me këtë rast deputetët e VV-së nuk po marrin pjesë. Por, deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se partia që e përfaqëson […]

Kryeziu -Hyseni: VV nuk po fsheh asgjë, politika të mos përfshihet në hetimin e rezervave

Ka dështuar për herën e tretë formimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Kjo për shkak të mungesës ssë kuorumit pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje munguan.

Sipas opozitës, pushteti po fsheh diçka me këtë rast deputetët e VV-së nuk po marrin pjesë.

Por, deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu-Hyseni, tha se partia që e përfaqëson ajo nuk po fsheh asgjë.

Kryeziu-Hyseni tha në Info Magazine në Klan Kosova se politika nuk duhet të përfshihet në hetime.

“Unë besoj se krejt kjo po bëhet sepse edhe partitë opozitare të cilat kanë kërkuar inicimin e këtij komisioni hetimor e kanë parë që s’kanë asgjë prej këtij rasti, prandaj po shfrytëzohen këto lloj mekanizmash, nëpërmjet krijimit të komisionit hetimor, që çështja të duket se është e rëndësishme dhe madhore”, tha ajo.