Ku po mbahen në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt? – Flet drejtori i burgjeve

Të akuzuarit për vrasjen e 30-vjeçares në Prishtinë, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj janë shpërndarë në katër burgje të ndryshme: Burgun e Sigurisë së Lartë, qendrën e paraburgimit në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Siç ka bërë të ditur Ismail Dibrani, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky vendim është marrë në […]

Ku po mbahen në paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt? – Flet drejtori i burgjeve
ku-po-mbahen-ne-paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-liridona-ademajt?-–-flet-drejtori-i-burgjeve

ku-po-mbahen-ne-paraburgim-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-liridona-ademajt?-–-flet-drejtori-i-burgjeve

Të akuzuarit për vrasjen e 30-vjeçares në Prishtinë, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj janë shpërndarë në katër burgje të ndryshme: Burgun e Sigurisë së Lartë, qendrën e paraburgimit në Prishtinë, Gjilan dhe Pejë.

Siç ka bërë të ditur Ismail Dibrani, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky vendim është marrë në konsultim me Prokurorinë e Shtetit për të përmirësuar menaxhimin dhe sigurinë.

“Natyrisht në koordinim edhe për shkak të ndjeshmërisë edhe për shkak të debatit që ka ndodhur në opinion na vështirëson punën me kategori dhe si rezultat i kësaj natyrisht në konsultim me Prokurorinë e Shtetit ne kemi vendosur që këto raste të shpërndahen në burgje të ndryshme, sot ne i kemi të shpërndarë në katër burgje, në Burgun e Sigurisë së Lartë, në qendrën e paraburgimit Prishtinë, në Gjilan dhe në Pejë, pra katër të dyshuarit e arrestuar janë në qendra të ndryshme”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.

Sipas tij, Naim Murseli është në burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa Granit Plava është në paraburgim në Burgun e Prishtinës.

Drejtori Dibrani gjithashtu ka pohuar se është e vështirë menaxhimi kur të akuzuarit janë në një vepër, por kjo është bërë për të shmangur kontaktin midis tyre, duke organizuar shëtitje dhe aktivitete në kohë të ndryshme.

“Natyrisht mund të jetë data e 8, rastet kur të akuzuarit dhe paraburgosurit janë në një vepër nuk iu mundësohet kontakti në asnjë rrethanë këta vendosen në dhoma të ndryshme, këta edhe shëtitjet i organizojnë në kohë të ndryshme. Por natyrisht është e vështirë menaxhimi kur një temë është e ndejshme”, ka deklaruar ai..

“Në qendrën e paraburgimit të Sigurisë së Lartë, aty kanë qëndruar për disa ditë, pra deri më datën 8. Shkak i organizimit nuk kanë mundur assesi në asnjë rrethanë të kenë ndonjë kontakt mes vete. Shëtitjet organizohen dy herë në dite, dhe shëtitjet kur janë disa persona që akuzohen për një vepër të njëjtë këta persona duhet të iu ndahen edhe shëtitjet edhe të gjitha aktivitete tjera, çdo lëvizje që bëhet nga këta persona duhet të jetë e menaxhueshme”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka bërë të ditur se mes të akuzuarve që ndodhën në paraburgim nuk ka pasur assesi një mundësi kontakti.

“Në qendrën e paraburgimit të Sigurisë së Lartë, aty kanë qëndruar për disa ditë, pra deri më datën 8. Shkak i organizimit nuk kanë mundur assesi në asnjë rrethanë të kenë ndonjë kontakt mes vete. Shëtitjet organizohen dy herë në dite, dhe shëtitjet kur janë disa persona që akuzohen për një vepër të njëjtë këta persona duhet të iu ndahen edhe shëtitjet edhe të gjitha aktivitete tjera, çdo lëvizje që bëhet nga këta persona duhet të jetë e menaxhueshme”, ka deklaruar Dibrani.

Në lidhje me një incident të mundshëm, ku ka pasur tentativë për sulm ndaj të burgosurit Granit Plava, drejtori bën të ditur se një hetim është duke u zhvilluar dhe ata janë në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.

Megjithatë, njofton se sulmi është parandaluar dhe i paraburgosuri nuk ka pësuar lëndime.

Po ashtu, ai ka thënë se ka kërkuar të vizitohen të burgosurit vazhdimisht dhe ka siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ka pasur tentativë dhe për këtë është duke u zhvilluar një hetim dhe jemi në konsultim me Prokurorinë e Shtetit, ajo që është e rëndësishme i paraburgosuri është mirë dhe nuk ka asnjë lëndim. Sulmi është parandaluar, është bërë kontrolla tek mjeku, por fatmirësisht nuk pasur lëndime dhe i paraburgosuri kam kërkuar për ta vizituar gjithë krahun edhe të burgosurit tjerë”, ka thënë ai.