Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në bazë të dokumenteve të konfiskuara nga Policia e Kosovës, grupi terrorist që kreu sulm në veri kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës. Ai ka thënë se synohej një sulm i koordinuar me 37 pozicione të ndryshme, i cili do të pasonte me hapjen e një […]

Kurti: Sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës
kurti:-sulmi-terrorist-ishte-pjese-e-nje-plani-me-te-madh-per-te-aneksuar-veriun-e-kosoves

kurti:-sulmi-terrorist-ishte-pjese-e-nje-plani-me-te-madh-per-te-aneksuar-veriun-e-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në bazë të dokumenteve të konfiskuara nga Policia e Kosovës, grupi terrorist që kreu sulm në veri kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se synohej një sulm i koordinuar me 37 pozicione të ndryshme, i cili do të pasonte me hapjen e një korridori në Serbi, për tu mundësuar furnizim me armë dhe trupa.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar Kurti, në platformën X.