Kurti takoi shefin e OSBE-së, diskutojnë edhe për rregulloren e BQK-së

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar të martën, shefin e misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport. Siç bën të ditur zyra e Kurtit, në takim ata diskutuan mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën tranzitore dhe informuese të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore, dhe fushat e bashkëpunimit. “Në takim, ndër të tjera u theksua […]

Kurti takoi shefin e OSBE-së, diskutojnë edhe për rregulloren e BQK-së
kurti-takoi-shefin-e-osbe-se,-diskutojne-edhe-per-rregulloren-e-bqk-se

kurti-takoi-shefin-e-osbe-se,-diskutojne-edhe-per-rregulloren-e-bqk-se

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar të martën, shefin e misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport.

Siç bën të ditur zyra e Kurtit, në takim ata diskutuan mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën tranzitore dhe informuese të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore, dhe fushat e bashkëpunimit.

“Në takim, ndër të tjera u theksua rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç ‘rast u përmend video mesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë, në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e rregullores në fjalë”.

Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.