Kuvendi i RMV-së sot pritet të zgjedh kryetarin dhe anëtarët e rinj të Antikorrupsionit

Në seancën e sotme të  135-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend është Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, transmeton Portalb.mk. Për kryetar të KSHPK-së është propozuar Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion (ESHR). Ndërkaq për anëtarë […]

Kuvendi i RMV-së sot pritet të zgjedh kryetarin dhe anëtarët e rinj të Antikorrupsionit
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni). Foto: Portalb.mk

Në seancën e sotme të  135-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në rend është Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Për kryetar të KSHPK-së është propozuar Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion (ESHR).

Ndërkaq për anëtarë të KSHPK-së janë propozuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofija Spasova Medarska, dy këshilltarë të deritanishëm në KSHPK Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, si dhe revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Demir Servet.

Sipas Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, nëse Parlamenti nuk zgjedh kryetar dhe anëtarë të KSHPK-së, procedura për zgjedhje përsëritet plotësisht me shpalljen e konkursit menjëherë, jo më vonë se dhjetë ditë.

Kujtojmë se mandati i përbërjes aktuale të Komisionit Kundër Korrupsionit është deri më 7 shkurt 2024, ndërsa Komisioni i ri pritet të fillojë me punë më 8 shkurt 2024.

Në përbërjen e fundit të KShPK-së kryetare ishte Biljana Ivanovska, ndërsa anëtarë ishin Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikolovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Semshi Sallai.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si dhe në raportet e mëparshme, janë shprehur mendime pozitive për punën e komisionit, ndonëse në vitet e fundit, rastet e hapura nga KSHPK-ja shpeshherë janë bërë objekt i “përplasjeve” me gjyqësorin dhe institucionet shtetërore. Komisioni ka reaguar ndaj presioneve në punë dhe prokuroria në një moment ka ngrirë bashkëpunimin me institucionin.