Presidenti Thaçi për Mikullovcin: Ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë

Thaçi për Mikullovcin: Ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e Adem Mikullovcit, pas vdekjes së aktorit.

Thaçi ka thënë se Mikullovci ishte gjithnjë në shërbim të interesit publik.
“Sot qenka ndarë nga jeta aktori i njohur Adem Mikullovci. Edhe si aktor, edhe si delegat që votoi Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik dhe Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, por edhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ai gjithnjë ishte në shërbim të interesit publik dhe vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Thaçi ka shkruar tutje se “Kontributi i tij në art, kulturë dhe politikë do të kujtohet përgjithmonë”.

“Ngushëllime familjes Mikullovci dhe të gjithë artdashësve, miqve dhe të afërmve të tij”.

Ndryshe, aktori Mikullovci ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate. Lajmin për vdekjen e aktorit Mikullovci e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij.