Zemaj takon akterët e shëndetësisë në Kosovë, diskutojnë për masat kundër Covid-19

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim pune me akterët e shëndetësisë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj e ka vlerësuar si “të qëndrueshme” situatën epidemiologjike në Kosovë.

Duke folur për hapjen e shkollave, Zemaj nënvizoi se situata është më e komplikuar, dhe se duhet bashkërendim i veprimeve të institucioneve me ato të qytetarëve.

“Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, ka shkruajtur Zemaj.

Postimi i plotë:

Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

Në takim pune që zhvillove gjatë pasdites se sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndëmarim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.

Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash.

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!

Mbaje higjienën!

Ruaje distancën!.