Latifi: Të na garantojë Hekuran Murati që i rimburson 100 eurot e fala për tatimin në pronë, ai s’po tregohet korrekt me ne

Se vendimi i faljes së 100 eurove për tatimin në pronë do ndikojë për keq në buxhetin e komunave, e thotë edhe kreu i Rahovecit, Smajl Latifi. Latifi ka kërkuar nga Qeveria e MF që t’i rimbursojë komunat, e mos t’i rrezikojë në buxhet. Ai tha se kjo shumë e falur do i kushtojë komunës […]

Latifi: Të na garantojë Hekuran Murati që i rimburson 100 eurot e fala për tatimin në pronë, ai s’po tregohet korrekt me ne
latifi:-te-na-garantoje-hekuran-murati-qe-i-rimburson-100-eurot-e-fala-per-tatimin-ne-prone,-ai-s’po-tregohet-korrekt-me-ne

latifi:-te-na-garantoje-hekuran-murati-qe-i-rimburson-100-eurot-e-fala-per-tatimin-ne-prone,-ai-s’po-tregohet-korrekt-me-ne


Se vendimi i faljes së 100 eurove për tatimin në pronë do ndikojë për keq në buxhetin e komunave, e thotë edhe kreu i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka kërkuar nga Qeveria e MF që t’i rimbursojë komunat, e mos t’i rrezikojë në buxhet.

Ai tha se kjo shumë e falur do i kushtojë komunës 650 mijë euro.

I pari i Rahovecit thotë se ministri Hekuran Murati nuk po tregohet korrekt me komunat.

“Aktgjykimin e Kushtetueses nuk e kam lexuar, mirëpo e kam përcjell një deklaratë të Hekuran Muratit i cili më shumë bënë fushatë se sa të tregohet realist e korrekt me komunat, por nëse ndodh ajo i kërkojë Qeverisë dhe Muratit që me respekt t’i trajtojë komunat dhe t’i rimbursoj dhe mos t’i rrezikojë komunat me humbje të cilat janë të pakompenzueshme. Nëse falën deri 100 euro komunës i kushton 650 mijë euro”, tha Latifi.

Për faljen e 100 eurove, Smajli ka kërkuar garanci nga ministri Murati.

“Askush nuk mund ta obligojë asnjë komunë sipas ligjit se është në diskrepcionin e komunave se si e vlerëson situatën, ne jemi për t’i ndihmuar qytetarit të cilit i është rënduar jeta mirëpo duhet të na jap garanci me shkrim ministri Murati që i rimburson mjetet e palëve se komuna rrezikon në projekte kapitale shumë”, Smajl Latifi.