LDK-ja i reagon VV-së: Në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova kishte rritjen më të madhe në rajon

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sërish kundër Qeverisë Kurti, pasi Lëvizja Vetëvendosje duke iu referuar Bankës Botërore ka treguar Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon. Por LDK-ja ka thënë se në 11 vitet e fundit është 9 herë e para në rajon për rritje ekonomike. Në komunikatën e LDK-së thuhet […]

LDK-ja i reagon VV-së: Në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova kishte rritjen më të madhe në rajon
ldk-ja-i-reagon-vv-se:-ne-9-nga-11-vitet-pas-pavaresise,-kosova-kishte-rritjen-me-te-madhe-ne-rajon

ldk-ja-i-reagon-vv-se:-ne-9-nga-11-vitet-pas-pavaresise,-kosova-kishte-rritjen-me-te-madhe-ne-rajon

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sërish kundër Qeverisë Kurti, pasi Lëvizja Vetëvendosje duke iu referuar Bankës Botërore ka treguar Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon.

Por LDK-ja ka thënë se në 11 vitet e fundit është 9 herë e para në rajon për rritje ekonomike.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se VV-ja kishte premtuar rritje ekonomike prej 6 për qind, ndërkaq sot konstatojnë atë 3.7 për qind.

“Nuk ka ditë që Qeveria nuk jep një lajm propagandistik. Sot, paskan vendosur ta shpërfaqin rritjen ekonomike si më të madhen në rajon. Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot, konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon” thuhet në njoftim.