Lladrovci për Ahmetin: Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”. Ai i është drejtuar liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si “vëlla”. Postimi i plotë i Lladrovcit: “Vëlla Ali, Mos u çudit që disa personazhe të […]

Lladrovci për Ahmetin: Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori
lladrovci-per-ahmetin:-te-ndertosh-histori,-ka-dallim-te-madh-nga-ata-qe-flasin-per-histori

lladrovci-per-ahmetin:-te-ndertosh-histori,-ka-dallim-te-madh-nga-ata-qe-flasin-per-histori

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”.

Ai i është drejtuar liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si “vëlla”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Vëlla Ali,

Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit.

Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri.

Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike!Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!”.