Man City nuk pret fare, e gjen menjëherë zëvëndesuesin e Gundegan

Manchester City tashmë ka gjetur zëvendësimin për mesfushorin Ilkay Guendogan, i cili muajin tjetër do të largohet si lojtar i lirë nga kampioni i Anglisë. “Sky Sports” shkruan se është mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, ai që do ta zërë vendin e Guendoganit te City. Mësohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tashmë […]

Man City nuk pret fare, e gjen menjëherë zëvëndesuesin e Gundegan

Manchester City tashmë ka gjetur zëvendësimin për mesfushorin Ilkay Guendogan, i cili muajin tjetër do të largohet si lojtar i lirë nga kampioni i Anglisë.

“Sky Sports” shkruan se është mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, ai që do ta zërë vendin e Guendoganit te City.

Mësohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Ricet, i cili pritet së shpejti të prezantohet te skuadra nga “Etihad Stadium”.

City do të ofrojë mbi 100 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera angleze për Ricen, i cili është i gatshëm të jetë nën urdhrat e Guardiolas.

24-vjeçari është kapiten i West Hamit, ndërsa po kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi e Bayern Munichu.

Edicionin e fundit, ai shënoi 5 gola dhe asistoi 4 herë në të gjitha garat për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.