Maqedonci takon zyrtarin e lartë turk nga ministria e Mbrojtjes, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Omer Nazif Gulmezoglu. Maqedonci e ka falënderuar Gulmezoglun për mbështetjen e pakursyer të Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimti të Kosovës, e në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, teksa i […]

Maqedonci takon zyrtarin e lartë turk nga ministria e Mbrojtjes, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit
maqedonci-takon-zyrtarin-e-larte-turk-nga-ministria-e-mbrojtjes,-flasin-per-vazhdimin-e-bashkepunimit

maqedonci-takon-zyrtarin-e-larte-turk-nga-ministria-e-mbrojtjes,-flasin-per-vazhdimin-e-bashkepunimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Omer Nazif Gulmezoglu.

Maqedonci e ka falënderuar Gulmezoglun për mbështetjen e pakursyer të Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimti të Kosovës, e në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, teksa i shprehu vullnetin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mes të dy vendeve.

“Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike”, thuhet në njoftim.

Tutje, Gulmezoglu tha se Turqia është e interesuar dhe e angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e rajon, e sipas tij, kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.