Maqedonia e Veriut mori njoftim nga Turqia se është lejuar ekstradimi i Ljupço Palevskit

Ministria e Drejtësisë sot ka njoftim zyrtar nga autoritetet turke se është miratuar ekstradimi i Ljupço Palevski – Palço, transmeton Portalb.mk. Palevski ndodhet në paraburgim ekstradimi në Turqi. Ai dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Ai është i dyshuari kryesor në hetimin për rrëmbimin dhe vrasjen brutale të miturës Vanja […]

Maqedonia e Veriut mori njoftim nga Turqia se është lejuar ekstradimi i Ljupço Palevskit
Arrestimi i Palevskir/Foto: Printscreen nga video

Ministria e Drejtësisë sot ka njoftim zyrtar nga autoritetet turke se është miratuar ekstradimi i Ljupço Palevski – Palço, transmeton Portalb.mk.

Palevski ndodhet në paraburgim ekstradimi në Turqi. Ai dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Ai është i dyshuari kryesor në hetimin për rrëmbimin dhe vrasjen brutale të miturës Vanja dhe Pançe Zhezovskit.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit.  Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuaritVllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstraduesProcedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.