“Marincat janë këtu”, kampi i Shaip Kamberit shpall fitoren

Shaip Kamberi tashmë e ka shpallur fitoren pasi ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare. “Marincat janë këtu”, ka shkruar Kamberi në Facebook, teksa shihet festë në kampin e Kamberit. Në këtë listë gjendet edhe Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Bazuar në 80,2 për qind të mostrës […]

“Marincat janë këtu”, kampi i Shaip Kamberit shpall fitoren
“marincat-jane-ketu”,-kampi-i-shaip-kamberit-shpall-fitoren

“marincat-jane-ketu”,-kampi-i-shaip-kamberit-shpall-fitoren

Shaip Kamberi tashmë e ka shpallur fitoren pasi ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare.

“Marincat janë këtu”, ka shkruar Kamberi në Facebook, teksa shihet festë në kampin e Kamberit.

Në këtë listë gjendet edhe Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bazuar në 80,2 për qind të mostrës së Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq – “Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend” ka fituar 46,4 për qind të votave, ose 129 mandate. Ndërkaq sipas kësaj edhe Shaip Kamberi do të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë./Front Online