Merovci: Të punosh me Ibrahim Rugovën nuk ishte e lehtë, ishte intelektual kulminant

Personi i cili i qëndroi më së afërmi gjatë jetës Ibrahim Rugovës ishte Adnan Merovci. Ky i fundit tha se “të punosh me Rugovën nuk ishte e lehtë”. Ai punonte me orë të tëra. Ishte intelektual kulminant, kështu e vlerësoi Merovci, ish-Presidentin. Ai ka rrëfyer në detaje virtytet që e karakterizonin Rugovën. “Të punosh me […]

Merovci: Të punosh me Ibrahim Rugovën nuk ishte e lehtë, ishte intelektual kulminant
merovci:-te-punosh-me-ibrahim-rugoven-nuk-ishte-e-lehte,-ishte-intelektual-kulminant

merovci:-te-punosh-me-ibrahim-rugoven-nuk-ishte-e-lehte,-ishte-intelektual-kulminant


Personi i cili i qëndroi më së afërmi gjatë jetës Ibrahim Rugovës ishte Adnan Merovci.

Ky i fundit tha se “të punosh me Rugovën nuk ishte e lehtë”.

Ai punonte me orë të tëra.

Ishte intelektual kulminant, kështu e vlerësoi Merovci, ish-Presidentin.

Ai ka rrëfyer në detaje virtytet që e karakterizonin Rugovën.

“Të punosh me RUGOVËN nuk ishte lehtë sepse ai kishte orë të rëndë, ai të impononte vetëkontroll dhe përgjegjësi pa të kontrolluar fare. Ai ishte fjalë pak por rrezatonte një profetizomë të paparë. Të bënte për vete në moment. Kishte një memorie mahnitëse. Për një detaj të vogël ishte në gjendje ta rikujtonte pas një kohe të gjatë. Ishte intelektual kulminant. Njihte historinë dhe kur diçka shpjegonte nuk linte dilema kuptimore”.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”.

Kjo ishte njëra ndër shprehjet që përdorte Rugova, tregon Merovci.

“Respektonte njerëzit pa marrë parasysh statusin e tyre njerëzor, familjar, intelektual, etj. Thoshte: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”. Ishte popullor dhe shumë i dashur!”, tregon ai.

Merovci tregon momentin kur filloi punën me vetiniciativë me Ibrahim Rugovën.

“Unë pata fatin dhe kurajon që ti afrohem nga dita e parë me vetiniciativë. Askush nuk më ofroi, kërkoi apo detyroi të punoj afër ti. Në atë kohë unë isha inxhinier me master dhe në punë me përvojë 10-vjeçare në Bankën e Kosovës. Unë iu afrova RUGOVËS e ai njohu dhe respektoi punën time”, rrëfen Merovci për Front Online.