Mesazhet e Lajçakut/ Analistët japin prognozat e tyre, ja çfarë thonë për Asociacionin

Emisari Special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar disa takime në vizitën që i bëri të martën Kosovës. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Bislimi tha se do ta analizojë se çfarë është biseduar me ta dhe […]

Mesazhet e Lajçakut/ Analistët japin prognozat e tyre, ja çfarë thonë për Asociacionin
mesazhet-e-lajcakut/-analistet-japin-prognozat-e-tyre,-ja-cfare-thone-per-asociacionin

mesazhet-e-lajcakut/-analistet-japin-prognozat-e-tyre,-ja-cfare-thone-per-asociacionin

Emisari Special i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar disa takime në vizitën që i bëri të martën Kosovës.

Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Bislimi tha se do ta analizojë se çfarë është biseduar me ta dhe do komentet t’i dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

Kërkesa e Lajçakut ka qenë që të fillohet me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ndërsa për shqetësimet që kanë shprehë Kurti e Osmani lidhur me draft-statutin e Asociacionit, Lajçak beson se mund të akomodohen.

Për mesazhet që përçoj Lajçaku në vizitën e radhës në Kosovës për Front Online kanë folur analistët politik.

Demhasaj: Mesazhet e Lajçakut të qarta, pak shanse të rregullohen shqetësimet e krerëve për draft-statutin e Asociacionit

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj tha se mesazhet e emisarit të BE-së ishin të qarta.

Sipas tij, Lajçak kërkoi që marrëveshjet aktuale të fillojnë implementimin.

“Ai ishte i qartë se s’ka më dialog për të diskutuar tema tjera, vetëm duhet të fillojnë të implementohën marrëveshjet aktuale që janë se sa më shpejt aq më mirë është për të dy shtetet tha Lajcaku”, theksoi Demhasaj.

Demhasaj nuk është shprehur optimist se mund të rregullohen shqetësimet e Kurtit-osmanit për draft-statutin e Asociacionit.

“Komentet që janë dërguar nga ana e Qeverisë tek shtetet anëtare mund të konsiderohet një shenjë pozitive që shqetësimet që janë ngritë nga Kurti e Osmani mund të rregullohen tek draft-statuti aktual i Asociacionit por unë shohë shumë pak shanse të ketë ndryshime të tilla”, deklaroi ai.

 Raci për kërkesën e Lajçakut për implementimin e marrëveshjeve: Serbia në vazhdimësi nuk po i zbaton obligimet

Në vizitën e radhës që zhvilloi emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, shprehi një kërkesë që të fillohet me implementimin e marrëveshjeve aktuale.

Gazmir Raci, analist politik e ka komentuar këtë deklaratë për Front Online.

Ai fajin e ka hedhur tek shteti serb për mos zbatimin e obligimeve që kanë dy shtetet.

“Serbia është ajo që në masë të madhe nuk i ka zbatuar obligimet edhe pasi e ka pranuar planin franko-gjerman e aneksin e Ohrit ka treguar publikisht që nuk do t’i zbatojnë, Serbia në vazhdimësi nuk i përfill marrëveshjet”, ka thënë Raci.

Kosova ka pozicion të qartë lidhur me draft-statutin e Asociacionit, thotë Raci.

“Drafti për Asociacionin finalizohet sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, vitit 2015 aty nuk ka shqetësime për zbatim, nëse është anashkalu aktvendimi i Kushtetueses atëherë ka shqetësim dhe nuk besoj që e pranon askush një Asociacion me kompetenca më të mëdha se sa që kanë komunat, ky është një pozicion shumë i qartë i Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak tha se ia ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me draft-statutin e propozuar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se shqetësimet e saj ua ka shprehur më herët edhe të gjitha shteteve që kanë qenë të involvuara në hartimin e këtij drafti. Osmani në takimin e djeshëm me emisarin Lajçak ka shprehur besimin se shumica e shqetësimeve të saj “do të mund të akomodohen”.

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje të martën pas takimit mes Kurtit-Lajçak. Aty u bë e ditur se në takim u fol në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.