Musa: Vendimi për pezullimin e vizitave dhe komunikimit për ish-krerët e UÇK-së i paligjshëm

Avokati i akredituar i Speciales Skender Musa, thotë për Front Online thotë se vizitat e familjarëve janë të domosdoshme ndërsa vendimi për pezullim është i paligjshëm. “Vendimi për pezullimin e të gjitha vizitave është i paligjshëm. Vizita e familjarëve është e domosdoshme edhe është obligim ligjor që garantohet me të gjitha ligjet e Kosovës duke […]

Musa: Vendimi për pezullimin e vizitave dhe komunikimit për ish-krerët e UÇK-së i paligjshëm
musa:-vendimi-per-pezullimin-e-vizitave-dhe-komunikimit-per-ish-kreret-e-uck-se-i-paligjshem

musa:-vendimi-per-pezullimin-e-vizitave-dhe-komunikimit-per-ish-kreret-e-uck-se-i-paligjshem


Avokati i akredituar i Speciales Skender Musa, thotë për Front Online thotë se vizitat e familjarëve janë të domosdoshme ndërsa vendimi për pezullim është i paligjshëm.

“Vendimi për pezullimin e të gjitha vizitave është i paligjshëm. Vizita e familjarëve është e domosdoshme edhe është obligim ligjor që garantohet me të gjitha ligjet e Kosovës duke filluar nga Kushtetuta e Republikës, Kodi i Procedurës Penale dhe ligji i Dhomave të Specializuara. Sa i përket vizitave me familjarë normalisht ligji e parasheh që të jenë nën mbikëqyrjen zyrtare të Qendrës së Mbajtjes në Paraburgim, ndërsa sa i përket vizitave të tjera, vizitave të shokëve dhe anëtarëve të tjerë më të lartë të familjes gjykatat kanë të drejtë ta bëjnë konsultimin e atyre vizitave”, është shprehur Musa për Front Online.

Por, a kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, ish-krerët e UÇK-së?

“Nëse aktvendimi është marrë gjatë procedurës së shqyrtimit gjyqësore ato nuk ankimohen, ndërsa nëse është marrë aktvendim i veçantë kanë të drejtë ankese”, ka deklaruar ai.