Mimoza Kusari i kërkon reagim Borrellit: Nuk dhemb t’ua thoni gjërave emrin

“Armë për aktivitet terrorist në Kosovë”, Mimoza Kusari i kërkon reagim Borrellit: Nuk dhemb t’ua thoni gjërave emrin. Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për deklaratën e djeshme që tha se Kosova po bën “arrestime jashtëgjyqësore”. […]

Mimoza Kusari i kërkon reagim Borrellit: Nuk dhemb t’ua thoni gjërave emrin

“Armë për aktivitet terrorist në Kosovë”, Mimoza Kusari i kërkon reagim Borrellit: Nuk dhemb t’ua thoni gjërave emrin.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Twitter i është kundërpërgjigjur shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për deklaratën e djeshme që tha se Kosova po bën “arrestime jashtëgjyqësore”.

Ajo përdori rastin e fundit të konfiskimit të armatimit të rëndë nga policia të një veture me targa të Beogradit që u fut nga Serbia në Kosovë.

“A është ky një konfiskim jashtëgjyqësor i municioneve për veprimtari terroriste në Kosovë?”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila tha se presioni ndaj Kosovës është bërë “sport i lehtë”, por thotë se është mirë që gjërat të thuhen ashtu si janë.

“Është bërë një “sport” i lehtë për t’i përdredhur* krahët Kosovës sa herë që ndjen një hap tjetër më afër përshkallëzimit Kosovë-Serbi. Por nuk dhemb t’i quash gjërat me emrat e tyre”.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, kishte shkruar ai.

*Përdredhje krahësh në politikë përdoret si term për përdorimin e presionit personal ose politik në përpjekje për të bindur ose për të fituar mbështetje.