Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, unë jam që të mos bëhet fare

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se me këtë qasje se si po shkon dialogu, Asociacioni do të jetë përsëri në qendër të tij. “Asnjë dilemë nuk ka. Në këtë kornizë që e ka dialogu bashkësia ndërkombëtarë nuk e ka ndërruar mendjen”, ka thënë Molliqaj. Ndërsa, kur është […]

Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, unë jam që të mos bëhet fare


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se me këtë qasje se si po shkon dialogu, Asociacioni do të jetë përsëri në qendër të tij.

“Asnjë dilemë nuk ka. Në këtë kornizë që e ka dialogu bashkësia ndërkombëtarë nuk e ka ndërruar mendjen”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa, kur është pyetur se a e ka pranuar kryeministri Kurti Asociacionin, Molliqaj ka dhënë këtë përgjigje

“Asociacionin Kurti e ka pranuar. Në marrëveshjen e Brukselit, në aneksin e Ohrit e ka pranu madje edhe në sekuencimin që e ka paraqit vet. Ju e keni parë që ky e ka paraqit një plan të sekuencimit të zbatimit, aty e keni kur themelohet Asociacioni me hapa. Dallimi i vetëm është se a do të bëhet i pari, apo i dyti. Kjo, është humbje e debatit. Unë jam që të mos bëhet fare Asociacioni, por me hap diskutimin për ripërcaktim të kufijve sepse është zgjidhej e qëndrueshme, tjerat janë veç konflikt”, ka deklaruar ai.