Mushkolaj: Gjuha e pushtetit ndaj medieve po rrezikon gazetarët

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se qasja dhe gjuha e njerëzve të pushtetit ndaj medieve dhe gazetarëve po i rrezikon ata, duke iu krijuar klimë pasigurie në punë. Sipas tij, gjuha e urrejtjes në platforma sociale nga simpatizantë të VV-së dhe etiketimet, si ‘spiun i Serbisë’, ‘argat i Vuçiqit’ dhe ‘i shitur’, tashmë janë […]

Mushkolaj: Gjuha e pushtetit ndaj medieve po rrezikon gazetarët
mushkolaj:-gjuha-e-pushtetit-ndaj-medieve-po-rrezikon-gazetaret

mushkolaj:-gjuha-e-pushtetit-ndaj-medieve-po-rrezikon-gazetaret

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se qasja dhe gjuha e njerëzve të pushtetit ndaj medieve dhe gazetarëve po i rrezikon ata, duke iu krijuar klimë pasigurie në punë.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes në platforma sociale nga simpatizantë të VV-së dhe etiketimet, si ‘spiun i Serbisë’, ‘argat i Vuçiqit’ dhe ‘i shitur’, tashmë janë kthyer në normalitet.

“E paimagjinueshme sa shumë mesazhe kërcënuese kam marrë këto ditë në rrjetet sociale, të llojit ‘ti po e mbështet Vuçiqin’, ‘ti po e lufton Albinin’, ‘duhet me ju burgosë’, ‘duhet me ju vra’ etj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Pushteti po i konsideron kritikët armiq dhe po përpiqet t’i diskreditojë e delegjitimojë, para se armata e militantëve t’i ‘masakrojë’ ata online dhe t’i kërcënojë edhe fizikisht”, ka shtuar Mushkolaj.