Mustafa për tekstet shkollore: Nuk ka qenë problemi te çmimi i shtrenjtë, por te “afera”

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Mirëpo, ky ndryshim i kësaj praktike erdhi pasi, sipas Nagavcit, dikasteri që ajo drejton ka dështuar të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë […]

Mustafa për tekstet shkollore: Nuk ka qenë problemi te çmimi i shtrenjtë, por te “afera”
mustafa-per-tekstet-shkollore:-nuk-ka-qene-problemi-te-cmimi-i-shtrenjte,-por-te-“afera”

mustafa-per-tekstet-shkollore:-nuk-ka-qene-problemi-te-cmimi-i-shtrenjte,-por-te-“afera”

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Mirëpo, ky ndryshim i kësaj praktike erdhi pasi, sipas Nagavcit, dikasteri që ajo drejton ka dështuar të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

E një gjë të tillë po e hedh poshtë, ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa.

Ai në një prononcim për Front Online thotë se këtu ka të bëjë me afera.

“Çështja e shtrenjtimit të librave me mjetet që u vendos të ndahen për nxënës, u dëshmua që nuk është çmimi i shtrenjtë problem, por mund të ketë probleme të tjera që fshihen, ta quaj ashtu afera. Në tenderin që ministria ka shpall ka alokuar buxhet diku 4.3 milionë euro, ndërsa tani me shumë që do ta ndajë për nxënës për sigurimin e teksteve shkollore, shpenzimet do të shkojnë mbi 9 milionë euro”, u shpreh ai për Front Online.

Ai thotë se për këtë vendim, ministria është dashur të tregojë më herët.

“Për vendimin që ka marrë tani Ministria Arsimit është dashur që së paku disa muaj më herët t’i njoftojë prindërit, t’i njoftojë shtëpitë botuese, në mënyrë që prindërit të kenë kohë të mjaftueshëm që gjatë muajit korrik, gusht të mundeshin të furnizoheshin me libra, e jo tash do të kenë gjatë këtyre dy tre ditëve një fluks të paparë dhe të papërballueshëm edhe nga libraritë të cilat janë në komuna”, tha ai për Front Online.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Ajo tha se mjetet do të dalin në xhirollogari që nga fillimi i javës së ardhshme.