Në ditën e Tokës në Prishtinë u mbollën 40 pemë

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, të hënën në kuadër të Ditës së Tokës, bënë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare. Rama bashkë me Çetën sot kanë mbjellë 40 pemë, në parkun e “Ulpianës”, ndërsa ditëve në vijim do të mbjellin 300 të tjera. Përparim Rama […]

Në ditën e Tokës në Prishtinë u mbollën 40 pemë
ne-diten-e-tokes-ne-prishtine-u-mbollen-40-peme

ne-diten-e-tokes-ne-prishtine-u-mbollen-40-peme

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, të hënën në kuadër të Ditës së Tokës, bënë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare.

Rama bashkë me Çetën sot kanë mbjellë 40 pemë, në parkun e “Ulpianës”, ndërsa ditëve në vijim do të mbjellin 300 të tjera.

Përparim Rama tha se ky aktivitet do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai uroji nisjen e punimeve të parkut rekreativ në lagjen “Ulpiana”.

“Po vazhdojnë punimet edhe në pjesë të tjera të Prishtinës, ishim më herët edhe te parku i ‘Ulpianës’, urime Dita e Tokës”, tha Rama./eo

Image