Në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Qytetarët në Kroaci iu drejtuan kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu. Votuesit kroatë filluan të votojnë që në orën 07:00 sipas kohës lokale në qendrat e votimeve të ngritura në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Procesi i votimit për zgjedhjet ku garojnë 2.302 kandidatë për parlamentin kombëtar me […]

Në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme
Flamuri i Kroacisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në Zagreb. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Qytetarët në Kroaci iu drejtuan kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu.

Votuesit kroatë filluan të votojnë që në orën 07:00 sipas kohës lokale në qendrat e votimeve të ngritura në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Procesi i votimit për zgjedhjet ku garojnë 2.302 kandidatë për parlamentin kombëtar me 151 vende në Kroaci, do të përfundojë në orën 19:00.

Në vend janë regjistruar gjithsej 3.733.283 votues, prej të cilëve 222.197 janë jashtë vendit.

Sipas sondazheve të zhvilluara para zgjedhjeve, partia qeverisëse e qendrës së djathtë, Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), shihet si favorite.

Rezultatet e para jozyrtare pritet të publikohen në mesnatë.

Në Kroaci, anëtaren më të re të Bashkimit Evropian (BE) zgjedhjet e përgjithshme mbahen një herë në katër vite.