Në Zllatar të Prishtinës përleshje fizike, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore

Përleshje fizike në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore. Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën në Zllatar të Prishtinës, si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. “Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për […]

Në Zllatar të Prishtinës përleshje fizike, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore

Përleshje fizike në Zllatar të Prishtinës, plagoset një person, një tjetër merr lëndime trupore.

Një përleshje fizike ka ndodhur të hënën në Zllatar të Prishtinës, si pasojë një person është plagosur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”, ka thënë Borovci.

Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.