Një mjek dhe një avokat nga Tetova duke keqpërdorur të dhënat e 6 pacientëve kanë marrë nga një kompani sigurimi 4.800 euro

“SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër I.B. (51) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e vepave penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “keqpërdorim të të dhënave personale”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim të sigurimit”, kundër A.N.M. (41) nga Shkupi për shkak të dyshimit […]

Një mjek dhe një avokat nga Tetova duke keqpërdorur të dhënat e 6 pacientëve kanë marrë nga një kompani sigurimi 4.800 euro
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër I.B. (51) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e vepave penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “keqpërdorim të të dhënave personale”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim të sigurimit”, kundër A.N.M. (41) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare”, “ofrim të provave të rrejshme” dhe ndihmë në lidhje me veprën penale “mashtrim sigurimi” dhe kundër A.L. (29) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve” dhe “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrime sigurimi”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, i paraqituri në cilësinë e mjekut dhe udhëheqësit të Repartit të Traumatologjisë – Kirurgjia në Qendrën Klinike Tetovë, pa pajtueshmëri dhe njohuri i ka shfrytëzuar të dhënat personale të gjashtë pacientëve dhe ka krijuar raporte mjekësore në emër të mjekëve të punësuar në qendrën klinike pa miratim dhe duke i keqpërdorur faksimilet e tyre dhe sistemin “Termini  im”, por edhe nëpërmjet koordinimit dhe lëshimit të raporteve mjekësore me përmbajtje të pavërtetë.

“Këto raporte, me ndërmjetësim të të paraqiturit të tretë A.L. janë dorëzuar deri tek i paraqituri i dytë A.N.M., i cili në cilësinë e avokatit në mënyrë të kundërligjshme ka përgatitur autorizim të pacientëve në të cilat ata nuk janë nënshkruar dhe bashkë me dokumentacionin tjetër i ka dorëzuar deri te një kompani sigurimi, në bazë të të cilës është paguar dëmshpërblim jomaterial me vlerë prej 297.000 denarë (4.800 euro) në llogarinë e personave. Mjetet janë tërhequr nga i paraqituri i tretë, i cili paraprakisht ka arritur që prej tyre të marrë autorizim për tërheqjen e parave në filialet e bankave në Tetovë, pa ua treguar qëllimin e vërtetë për përgatitjen e atyre autorizimeve”, thonë nga MPB.