Një numër i madh i qytetarëve ende në pritje të dokumenteve personale

Ministria e Punëve të Brendshme deri më 17 prill të këtij viti ka lëshuar 1.267.888 letërnjoftime dhe 1.524.118 pasaporta, duke përfshirë edhe dokumentet personale të shtetasve, që kanë mbushur moshën The post Një numër i madh i qytetarëve ende në pritje të dokumenteve personale appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Një numër i madh i qytetarëve ende në pritje të dokumenteve personale

Ministria e Punëve të Brendshme deri më 17 prill të këtij viti ka lëshuar 1.267.888 letërnjoftime dhe 1.524.118 pasaporta, duke përfshirë edhe dokumentet personale të shtetasve, që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Qytetarët mund të marrin dokumentet personale pas njoftimit nga Ministria e Brendshme. Për ata që nuk do të mund të nxjerrin dokumente personale, Ministria e Brendshme do t’i lëshojë në ditën e zgjedhjeve.

Sipas listës së mbyllur zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 8 majit kanë të drejtë të votojnë 1.815.350 votues.

Në KShZ janë dorëzuar 50 kërkesa nga qytetarët që nuk ishin në listën zgjedhore, ndërsa pas raporteve të dorëzuara në listë janë shtuar edhe tre votues.

Për të votuar në përfaqësitë diplomatike-konsullore jashtë vendit janë regjistruar 2.569 qytetarë. Të drejtë vote kanë gjithashtu 2.147 të burgosur, 534 persona në ambientet e kujdesit jashtë familjes dhe dy persona të zhvendosur brenda vendit.

The post Një numër i madh i qytetarëve ende në pritje të dokumenteve personale appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .