Nuk ka asnjë provë se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Moskë

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Hetimi për sulmin terrorist është ende në vazhdim dhe akuzat e bëra nga Moska se Perëndimi dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist e vendosin Rusinë para një problemi të madh, që është se ajo nuk mund të vërtetojë pretendimet e pabazuara. Më 7 mars, Shtetet e Bashkuara lëshuan një […]

Nuk ka asnjë provë se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Moskë
Sulm i armatosur në Moskë, Rusi/ Foto: Ali Cura - Anadolu Agency

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Hetimi për sulmin terrorist është ende në vazhdim dhe akuzat e bëra nga Moska se Perëndimi dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist e vendosin Rusinë para një problemi të madh, që është se ajo nuk mund të vërtetojë pretendimet e pabazuara. Më 7 mars, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Rusi, duke u kërkuar amerikanëve në Rusi që të shmangin tubimet masive. Presidenti rus Vladimir Putin e hodhi poshtë paralajmërimin si “një përpjekje e Perëndimit për të destabilizuar Rusinë”. Ukraina dhe Britania e kanë mohuar përfshirjen, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

SHBA, Britania e Madhe dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Moskë, tha drejtori i FSB-së ruse Bortnikov.

Së bashku me njoftimin, u shpërnda një video në të cilën kreu i shërbimit inteligjent rus, Alexander Bortnikov, tha se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina janë vendet pas sulmit terrorist që ndodhi në Moskë javën e kaluar, duke shtuar se “edhe njerëzit e zakonshëm po flasin për të”.

Kreu i shërbimit inteligjent rus, pa asnjë provë, akuzoi drejtpërdrejt Ukrainën për organizimin e sulmit terrorist në sallën “Crocus City” në Moskë me ndihmën e Perëndimit. Akuzat e Bortnikov, sipas Washington Post, janë një përpjekje për të defokusuar vëmendjen nga dështimi i inteligjencës ruse për të parandaluar sulmin, i cili vrau të paktën 139 njerëz dhe për të ndezur retorikën anti-ukrainase.

Ukraina ka mohuar me forcë çdo lidhje me sulmin terrorist. Më 7 mars, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim për një sulm të mundshëm terrorist në Rusi, duke u kërkuar amerikanëve në Rusi që të shmangin grumbullimet masive, bazuar pjesërisht në inteligjencën rreth aktivitetit të mundshëm në Rusi nga Shteti Islamik i Provincës Khorasan (ISIS-K). Bëhet fjalë për degët afgane dhe pakistaneze të grupit militant. Presidenti rus Vladimir Putin e hodhi poshtë paralajmërimin si “një përpjekje e Perëndimit për të destabilizuar Rusinë”.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Rusia arrestoi katër të dyshuar, të gjithë shtetas të Taxhikistanit. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Moskën të hënën që të mos shfrytëzojë sulmin terrorist sepse, siç tha ai, “do të ishte cinike dhe kundërproduktive që Rusia ta përdorte këtë kontekst dhe ta drejtonte kundër Ukrainës”. Ai tha se kjo degë e Shtetit Islamik planifikoi dhe kreu një sulm terrorist, ashtu siç kishte në shënjestër Francën.

Washington Post shton se ndërsa Bortnikov drejton gishtin nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Britania, gjithnjë e më shumë po ngrihen pyetje për mënyrën sesi funksionuan shërbimet e sigurisë gjatë periudhës kur ishte planifikuar sulmi.

Mediat ruse raportuan se forcat speciale të policisë arritën në vendngjarje vetëm një orë pasi filluan të shtënat dhe më pas pritën 30 minuta para se të hynin në ndërtesë. Në atë kohë, sulmuesit tashmë ishin arratisur. Ata kanë mbërritur në sallën e koncerteve në orën 18:45, kanë pritur që të mblidhen vizitorët dhe në orën 19:48 kanë nisur të qëllojnë mbi vizitorët dhe janë futur në godinë.

 

Forcat speciale të policisë ruse mbërritën në sallë në orën 21:06, sipas agjencisë së lajmeve Tass. Një gazetar i medias Ostorogno News, i cili ndodhej në vendngjarje, raportoi se policia filloi të hynte në ndërtesë në orën 21:39. Stacioni më i afërt i policisë ndodhet dy kilometra larg sallës së koncerteve. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, Irina Volk, mohoi pretendimet se policia mbërriti me vonesë në vendngjarje, duke pretenduar se grupi i parë i oficerëve të policisë mbërriti në ndërtesë pesë minuta pasi u raportua të shtënat. Dy nga sulmuesit e dyshuar, Shamsidin Faridouni dhe Saidakram Rajabalizoda, bënë një udhëtim të shkurtër në Turqi në shkurt dhe u kthyen në Rusi më 2 mars, sipas një zyrtari turk të sigurisë që foli për The Washington Post në kushte anonimiteti. Ai pretendon se beson se këta persona nuk janë radikalizuar në Rusi, duke qenë se kanë kaluar një kohë në Turqi,  shkruan Washington Post.

Hetimi për sulmin terrorist është ende në vazhdim dhe akuzat e bëra nga Moska se Perëndimi dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist e vendosin Rusinë para një problemi të madh, që është se ajo nuk mund të vërtetojë pretendimet e pabazuara.

Ajo që dihet deri më tani është se ISIS ka marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin terrorist. Tetë të dyshuar, kryesisht shtetas të Kirgistanit dhe Taxhikistanit, akuzohen për terrorizëm dhe janë në paraburgim në pritje të gjykimit. Ukraina mohon përfshirjen në sulm dhe thekson se është absolutisht e parashikueshme që Moska ta fajësojë atë. Shtëpia e Bardhë deklaroi gjithashtu se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin dhe se çdo pretendim për të kundërtën është propagandë ruse.

Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron deklaroi në rrjetin social X se pretendimet e Rusisë ndaj Perëndimit dhe Ukrainës për sulmin në Sallën e Crocus janë marrëzi të pastërta.

Deri më tani nuk është paraqitur asnjë provë për këtë narrativë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk ka asnjë provë se pas sulmit terrorist në Moskë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina.

This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.