Nushi: Pas ardhjes së VV-së në pushtet, Kosova ka telashe me demokracinë

Pas ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet në Kosovë, ka nisur një periudhë me telashe për demokracinë, kështu ka deklaruar Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate. Nushi ka theksuar se fitorja e Vetëvendosjes është e madhe, por e ndërtuar kryesisht mbi popullzim të cilin ai e quan “qark i mbyllur” që e cenon dukshëm vullnetin e […]

Nushi: Pas ardhjes së VV-së në pushtet, Kosova ka telashe me demokracinë
nushi:-pas-ardhjes-se-vv-se-ne-pushtet,-kosova-ka-telashe-me-demokracine

nushi:-pas-ardhjes-se-vv-se-ne-pushtet,-kosova-ka-telashe-me-demokracine

Pas ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet në Kosovë, ka nisur një periudhë me telashe për demokracinë, kështu ka deklaruar Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

Nushi ka theksuar se fitorja e Vetëvendosjes është e madhe, por e ndërtuar kryesisht mbi popullzim të cilin ai e quan “qark i mbyllur” që e cenon dukshëm vullnetin e qytetarëve.

Ai ka theksuar se kjo sjellje mashtron ata qytetarë që kanë besuar në partinë në pushtet dhe në rezultat krijohet një lloj qarku që sipas tij, po shkatërron demokracinë.

Po ashtu, Nushi ka krahasuar këtë situatë me atë në vende të tjera të rajonit ku sipas tij,  autokratët dhe popullistët fitojnë, duke sjellë një “kërcënim për demokracinë”.

“Kosova pas ardhjes së Vetëvendosjes ka telashe me demokracinë, fitorja është shumë e madhe e ndërtuar kryesisht mbi popullzim i cili i cenon  dukshëm votat e qytetarit sepse ti me votën e tyre i mashtron po ata qytetarë të cilët ty të kanë besuar edhe bëhet ai lloj qarku i mbyllur që e shkatërron demokracinë, kështu ka ndodh gjithandej neper Ballkan ku fitojnë autokratët edhe popullistët”, ka deklaruar Nushi në Debat Plus.