Osmani: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës të Albright

Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë. “Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do […]

Osmani: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës të Albright
osmani:-do-ta-kujtojme-gjithmone-kontributin-kembengules-te-albright

osmani:-do-ta-kujtojme-gjithmone-kontributin-kembengules-te-albright

Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e vdekjes së ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, ka nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë.

“Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Osmani në X.

Albright ka pasë një rol vendimtar për vendimin e NATO-s për të nisur bombardimin e Jugosllavisë dhe ka luajtur rol jetik në procesin e çlirimit të Kosovës.