Osmani: Kemi punuar për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e tretë të Demokracisë që është mbajtur në Republikën e Koresë, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit. “Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke […]

Osmani: Kemi punuar për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht
osmani:-kemi-punuar-per-t’i-fuqizuar-grate-ekonomikisht

osmani:-kemi-punuar-per-t’i-fuqizuar-grate-ekonomikisht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e tretë të Demokracisë që është mbajtur në Republikën e Koresë, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit.

“Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj”, tha Osmani.

Më tutje Osmani tha se kanë punuar për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht.

“Me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në themel të të gjitha zotimeve tona, ne kemi punuar me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë civile për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t`i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike”, u shpreh ajo.