Osmani për largimin e kryetarëve në Veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me Escobar ka folur edhe për zgjedhjet në Veri. Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ. Osmani shtoi se pret që procesi i largimit të kryetarëve të […]

Osmani për largimin e kryetarëve në Veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor
osmani-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri:-presim-qe-ky-proces-te-realizohet-brenda-parametrave-kushtetues-dhe-ligjor

osmani-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri:-presim-qe-ky-proces-te-realizohet-brenda-parametrave-kushtetues-dhe-ligjor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me Escobar ka folur edhe për zgjedhjet në Veri.

Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.

Osmani shtoi se pret që procesi i largimit të kryetarëve të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara.

“Siç e dini në kuadër të punës sonë të përbashkët edhe procesi i largimit të kryetarëve të katër komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mund ta realizojnë të drjetën e tyre të garantuar në ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani.