Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës. Osmani foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të […]

Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
osmani-takon-ambasadorin-guerot,-flasin-per-dialogun-kosove-serbi

osmani-takon-ambasadorin-guerot,-flasin-per-dialogun-kosove-serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Francës.

Osmani foli edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugëtimin e saj të integrimit evropian, si një vend që ka dëshmuar angazhim serioz përmes reformave rrënjësore.

Në këtë takim, ajo ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.