Osmani tha se kanë përgatitë komente për draft-statutin e Asociacionit, Arifi: Vonë presidente, s’do të përfillen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, tha dje se t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, që javë më parë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti nga BE-ja e ShBA-ja. Ajo tha se me ta do të diskutoj në lidhje me komentet dhe […]

Osmani tha se kanë përgatitë komente për draft-statutin e Asociacionit, Arifi: Vonë presidente, s’do të përfillen
osmani-tha-se-kane-pergatite-komente-per-draft-statutin-e-asociacionit,-arifi:-vone-presidente,-s’do-te-perfillen

osmani-tha-se-kane-pergatite-komente-per-draft-statutin-e-asociacionit,-arifi:-vone-presidente,-s’do-te-perfillen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një prononcim për medie, tha dje se t’i ftojë për takim partitë opozitare që të diskutojë në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, që javë më parë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti nga BE-ja e ShBA-ja.

Ajo tha se me ta do të diskutoj në lidhje me komentet dhe vlerësimet sa i përket këtij drafti dhe se të gjitha ato komente të inkorporohen në përmirësimin e këtij drafti.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryenegociatori për dialog Avni Arifi.

Arifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është vonë për komente.

Sipas atij, asnjë koment i Kosovës nuk do të përfillet, por edhe duhet të frikësohemi nëse përfillen.

“Draft e komente për draft statut i kanë kërkuar Kosovës krejt aleatët e saj prej janarit. Kurti prej janarit i tallke të gjithë me filozofinë e tij për “parime” e sistemin Kroat e krejt sene të kota. Nuk e dha draftin se me demek shume patriot por kur ja maroj njo të “mirë” Lajçaku në emër të BE  u palu Kurt patrioti”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Presidentja dje paska thënë se e kemi marrë draftin e zajednicës dhe se kemi pregatitë komente. Vonë Presidente vonë. Në fakt tepër vonë. Asnjë koment i Kosovës nuk do të përfillet dhe duhet të frikësohemi nëse përfillen. Përfillja e komenteve të Kosovës mund të bëhet vetëm duke përfillur komentet e palës tjetër e të cilat sigurtë janë katastrofale.

Draft e komente për draft statut i kanë kërkuar Kosovës krejt aleatët e saj prej janarit. Kurti prej janarit i tallke të gjithë me filozofinë e tij për “parime” e sistemin Kroat e krejt sene të kota. Nuk e dha draftin se me demek shume patriot por kur ja maroj njo të “mirë” Lajcaku në emër të BE  u palu Kurt patrioti.

Paraprakisht drafti i Edi Ramës as që u përfill se me demek këta të VV-së patriota e “Edi me Vuqiqin”. Slan gjë të poshtër pa thënë për Edin. Fatkeqësishtë për Kosovën drafti i Edit t’Vuqiqit po del që ka qenë shumë herë më i mirë se i atij që patrotiotët e VV-së akceptuan

Tash të gjithë janë përpara “aktit të kryem”. Hallin e kanë qysh me gjetë “unitetin” me tradhëtarët e opozitës. Po kqyrin qysh në maskarallakun e tyre me përfshi edhe opozitën. Vet nuk munden por tash kanë mobilizuar vendet aleate. “Na e pranojmë por duhet edhe opozita me pranu se sbën ndryshe”. Sa të ligë./Front Online