Pak interesim nga serbët për të shfrytëzuar degët e improvizuara bankare

Rreth 50 kilometra rrugë i duhen një qytetari të veriut të Kosovës që të mbërrij të pika kufitare që ndan shtetin me atë të Serbisë, në Jarinjë. Me të kaluar këtë pikë kufitare, ata që nga e hëna kanë degët bankare të modifikuara për të bërë shkëmbimin e euros në dinar apo për të kryer […]

Pak interesim nga serbët për të shfrytëzuar degët e improvizuara bankare
pak-interesim-nga-serbet-per-te-shfrytezuar-deget-e-improvizuara-bankare

pak-interesim-nga-serbet-per-te-shfrytezuar-deget-e-improvizuara-bankare

Rreth 50 kilometra rrugë i duhen një qytetari të veriut të Kosovës që të mbërrij të pika kufitare që ndan shtetin me atë të Serbisë, në Jarinjë.

Me të kaluar këtë pikë kufitare, ata që nga e hëna kanë degët bankare të modifikuara për të bërë shkëmbimin e euros në dinar apo për të kryer ndonjë shërbim tjetër.

Ekipi i televizionit është interesuar të martën për të parë nëse ka interesim nga serbët lokal që të shfrytëzojnë këto hapësira të improvizuar nga Serbia.

Kjo në Jarinjë është vetëm një nga katër që i ka hapur Serbia. Të njëjtat janë edhe afër vendkalimeve kufitare në Bërnjak, Konçul dhe Merdarë.

Siç ka njoftuar e ashtuquajtura “Zyrë për Kosovën” ngritja e këtyre degëve është me qëllim që të mundësohen pagesat me para të gatshme për qytetarët e saj nga Kosova, si dhe për të siguruar qasje sa më të afërt, arkë, ATM dhe shërbime të tjera bankare, raporotn RTVDukagjini.

Sipas asamblistit dhe qytetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Betim Osmani, veprimi nuk është asgjë më shumë se viktimizim i Serbisë.

Vendimi i BQK-së që rregullon përdorimin e valutave përfshirë dinarin serb, që është përdorur në masë të madhe nga serbët lokal, ka nxitur reagime të shumta në vend dhe në mesin e zyrtarëve ndërkombëtarë.