Parkingjet dhe transporti publik me itinerar tjetër gjatë fests së 8 Shtatorit

  Nesër me rastin e festës së Pavarësisë, parkingjet publike Fronti kombëtar, AMSM, Shtëpia e shtypit, ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori do të jenë falas për parkim. Ndërkohë, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, njoftuan nga NP Parkingu i Qytetit dhe NTP Shkup, transmeton Portalb.mk. “Hapësira publike të destinuara […]

Parkingjet dhe transporti publik me itinerar tjetër gjatë fests së 8 Shtatorit
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

 

Nesër me rastin e festës së Pavarësisë, parkingjet publike Fronti kombëtar, AMSM, Shtëpia e shtypit, ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori do të jenë falas për parkim. Ndërkohë, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, njoftuan nga NP Parkingu i Qytetit dhe NTP Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Hapësira publike të destinuara për parkim (zonat e parkimit), gjithashtu do të jenë të lira për parkim, përveç zonës Ao (Vodno), ku do të vazhdojë orari i rregullt i punës 09:00 – 16:00. Parkingjet publike Koço Racin, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike “Nënë Tereza”, Treska, si dhe garazhet shumëkatëshe “Beko” dhe “26 Korriku”, do të punojnë me orar të rregullt nga ora 00:00 deri në 24:00: 00”, njoftuan nga Parkingu i Qytetit. 

Nga ana tjetër NTP Shkup, njoftoi se zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit nuk do të funksionojnë.

“Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë-lart ndërmjet orës 19-19:30, pra udhëtimi i fundit nga lart poshtë në orën 19: 45”, thonë nga NTP.