Peach flet në telefon me Kurtin, kërkohet zbatim i Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sonte një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Në njoftimin e qeverisë thuhet se ata folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 […]

Peach flet në telefon me Kurtin, kërkohet zbatim i Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit
peach-flet-ne-telefon-me-kurtin,-kerkohet-zbatim-i-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit

peach-flet-ne-telefon-me-kurtin,-kerkohet-zbatim-i-marreveshjeve-te-brukselit-dhe-ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sonte një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se ata folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel.

“U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon”.

“Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt”, thuhet në njoftim.