Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 293 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë 105 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë dhënë 293 leje ndërtimi që janë 4.6 përqind më pak se dhjetorin e kaluar. Më së shumti leje ka dhënë komuna e Prilepit (42), , transmeton Portalb.mk. “Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 133 (45.4 %) janë të dedikuara për objektet […]

Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 293 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë 105 milionë euro
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, ndertesa, banesa, punetore

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë dhënë 293 leje ndërtimi që janë 4.6 përqind më pak se dhjetorin e kaluar. Më së shumti leje ka dhënë komuna e Prilepit (42), , transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 133 (45.4 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 90 (30.7 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 70 (23.9 %) objektet për rikonstruktim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vlera e të gjithë objekteve të parapara për ndërtim kap vlerën e 6 401 489 000 denarë, apo 9.9 përqind më pak se dhjetori i kaluar. Në këto leje planifikohet ndërtimi i 439 banesave.