Përfshihet nga flakët objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, ku si pasojë janë dëmtuar dy zyre. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me […]

Përfshihet nga flakët objekti i Gjykatës Themelore në Kaçanik, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme
perfshihet-nga-flaket-objekti-i-gjykates-themelore-ne-kacanik,-dyshohet-per-zjarrevenie-te-qellimshme

perfshihet-nga-flaket-objekti-i-gjykates-themelore-ne-kacanik,-dyshohet-per-zjarrevenie-te-qellimshme

Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, ku si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, u shpreh Veseli.

“Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive.

“Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policor janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti. Për informata tjera ju nioftojmë më pas”.