Pesë nga të plagosurit në Prizren sillen në QKUK, kanë lëndime në gjoks, qafë…

Pesë nga të lënduarit në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas hedhjes së një granate dore në orët e para të së mërkurës. Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Indeksonline, se 5 persona me lëndime më të rënda janë dërguar për trajtim për […]

Pesë nga të plagosurit në Prizren sillen në QKUK, kanë lëndime në gjoks, qafë…
pese-nga-te-plagosurit-ne-prizren-sillen-ne-qkuk,-kane-lendime-ne-gjoks,-qafe…

pese-nga-te-plagosurit-ne-prizren-sillen-ne-qkuk,-kane-lendime-ne-gjoks,-qafe…


Pesë nga të lënduarit në tregun e kafshëve në Prizren janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas hedhjes së një granate dore në orët e para të së mërkurës.

Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Indeksonline, se 5 persona me lëndime më të rënda janë dërguar për trajtim për në QKUK.

“Fillimisht, kanë ardhur nëntë persona. Më pas, ka ardhur edhe një. Katër prej tyre janë liruar, pesë janë dërguar në QKUK pasi kanë pas lëndime që s’trajtohen në Spitalin tonë”, ka thënë Veçgishti.

Sipas tij, 5 personave të cilët janë dërguar në QKUK, kanë pësuar lëndime në gjoks, ekstremitete, qafë dhe se trajtimi i tyre nuk mund të bëhet në Spitalin e Prizrenit pasi siç tha Veçgishti nuk kanë kirurg tarakal.