Pleurat Sejdiu: 29 mjekë ikën nga Kosova në tre muajt e parë të këtij viti

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një prononcim për FrontOnline ka treguar numrin  e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti. ‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur […]

Pleurat Sejdiu: 29 mjekë ikën nga Kosova në tre muajt e parë të këtij viti
pleurat-sejdiu:-29-mjeke-iken-nga-kosova-ne-tre-muajt-e-pare-te-ketij-viti

pleurat-sejdiu:-29-mjeke-iken-nga-kosova-ne-tre-muajt-e-pare-te-ketij-viti


Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një prononcim për FrontOnline ka treguar numrin  e mjekëve që janë larguar nga Kosova përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

‘’Sa i përket numrit të mjekëve, trendi po vazhdon i njëjti. Deri më sot janë 29 mjekë që kanë marrë dokumentacionin e duhur për punësim në shtetet evropiane. Pra janë 29 mjekë që janë larguar në tre muajt e parë të këtij viti e që është numër i njëjtë me tre muajt e parë të vitit të kaluar’’, thotë ai.

Sejdiu për FrontOnline, thotë se arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova janë papunësia, kushtet e punës dhe kushtet e kualitetit të shkollimit specialistik.

‘’Ne tash e sa vite bëjmë një sondazh apo pyetësor për arsyet e largimit të mjekëve që po largohen nga Kosova dhe arsyeja kryesore e largimit është papunësia sepse kemi 441 mjekë të papunë, të deklaruar në Ministrinë e Financave dhe ATK kjo është arsye e parë, dhe arsye e dytë janë kushtet e punës dhe kushtet kualiteti i shkollimit specialistik dhe arsye e tretë janë pagat duke pasur parasysh se ke këta janë shumica mjekë të përgjithshëm të diplomuar dhe paga e tyre është rreth 700 euro’’.

Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, më tej tregon se ka më shumë që dy vite që oda të cilën ai e drejton nuk ka pasur takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Sejdiut, oda që ai drejton por edhe oda tjera kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk kanë marrur përgjigje.

‘’Ne takime me MSH-në nuk kemi pasur tash e më shumë se dy vite, përveç raporteve tona të rregulla që i dërgojmë të gjitha e ku përfshihen këto që i ceka më lartë. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare gjithë kryetarët e odave, para afro dy muajsh që të bëjmë një takim dhe të diskutojmë me ministrin rreth implementimit të legjislacionit që i përket odave dhe MSH-së, por përgjigje nuk kemi marrë dhe nuk e dimë arsyen’’, shprehet Pleurat Sejdiu, kryetar i OMK-së për FrontOnline.