Policia në Vushtrri konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Vushtrri, në dy  raste të ndara  kanë konfiskuar dy armë zjarri. Në rastin e parë, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin ku fillimisht janë gjetur  nëntë (9) gëzhoja, me ç’rast nga peroni i dyshuar është konfiskuar një armë e llojit […]

Policia në Vushtrri konfiskon dy armë zjarri
policia-ne-vushtrri-konfiskon-dy-arme-zjarri

policia-ne-vushtrri-konfiskon-dy-arme-zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Vushtrri, në dy  raste të ndara  kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Në rastin e parë, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin ku fillimisht janë gjetur  nëntë (9) gëzhoja, me ç’rast nga peroni i dyshuar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurori të dyshuarit për përdorim te armës i është caktuar masa  e ndalimit policor.

Ndërsa në rastin tjetër, njësia policore ne Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me trembëdhjetë (13) fishek.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “ Përdorim i armës’./Front Online