Politika i ekstremit të djatht Havier Milei fitoi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë

Politikani i krahut të djathtë Javier Milei ka fituar zgjedhjet presidenciale të Argjentinës, tregojnë rezultatet fillestare. Rivali i tij, Ministri i Ekonomisë Sergio Massa, e thirri atë ta pranonte humbjen, ndërsa u përgëzua nga Donald Trump, i cili tha se Milei do ta bënte Argjentinën sërish të madhe, transmeton Portalb.mk. Zgjedhjet u zhvilluan në mes […]

Politika i ekstremit të djatht Havier Milei fitoi zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
Havier MIlei. Foto nga profili në Facebook

Politikani i krahut të djathtë Javier Milei ka fituar zgjedhjet presidenciale të Argjentinës, tregojnë rezultatet fillestare. Rivali i tij, Ministri i Ekonomisë Sergio Massa, e thirri atë ta pranonte humbjen, ndërsa u përgëzua nga Donald Trump, i cili tha se Milei do ta bënte Argjentinën sërish të madhe, transmeton Portalb.mk.

Zgjedhjet u zhvilluan në mes të inflacionit të lartë dhe krizës ekonomike në vend, ndaj ndër lëvizjet e paralajmëruara nga Milei janë shfuqizimi i bankës qendrore dhe zëvendësimi i monedhës kombëtare me dollarin amerikan. Programi radikal i Mileit është treguar i popullarizuar në mesin e të rinjve, me atë që shfaqet në mitingje me sharrë elektrike, duke treguar simbolikisht se si do të shkurtojë shpenzimet e qeverisë.

Sipas rezultateve pas numërimit të 90% të votave, Milei fitoi 56% dhe Massa 44%.

“Sot fillon rindërtimi i Argjentinës. Sot fillon fundi i rënies së Argjentinës. Modelit të dekadencës i ka ardhur fundi. Nuk ka kthim prapa”, u tha Milei mbështetësve të tij.

I vetëshpallur anarko-kapitalist, ekonomisti 53-vjeçar është lloji i politikanit që është krahasuar me Trumpin dhe ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro. Në një vend ku inflacioni është 140% dhe dy të pestat e popullsisë jeton në varfëri, fitorja e tij tregon se argjentinasit janë ngopur me politikat tradicionale dhe katastrofën ekonomike.